Punimet në aksin Tiranë–Durrës drejt përfundimit. Rama: Është kryer 86 % e projektit

Aktualitet | 10 muaj më parë

Punimet në kantierin e rrugës Tiranë–Durrës po vijojnë me ritme të shpejta, ndërsa ecuria e projektit ka arritur në masën 86%. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë informacionin mbi progresin e punimeve.

Ky projekt ka një rëndësi të veçantë për zhvillimin e infrastrukturës kombëtare dhe për përmirësimin e lidhjeve mes dy qyteteve më të mëdha të vendit. Rruga Tiranë–Durrës përbën një arterie kryesore, që lidh kryeqytetin me portin më të madh të Shqipërisë dhe shërben si një nga akset më të frekuentuara për qarkullimin e pasagjerëve dhe mallrave.

Përfundimi i këtij projekti pritet të sjellë përmirësim të ndjeshëm të kushteve të transportit, duke lehtësuar qarkullimin rrugor dhe duke reduktuar kohën e udhëtimit. Po ashtu, rruga e re do të ketë një ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik të rajonit të Tiranës dhe Durrësit, duke krijuar lidhje më të shpejta dhe më efikase për tregtinë dhe transportin kombëtar e ndërkombëtar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme