Pas takimit me Trump në Davos, Zelensky akuzon Europën për “mungesë veprimi”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalën e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, kritikoi Europën se po “shmang veprimet” dhe po mbetet e fragmentuar në vend që të veprojë si një fuqi e bashkuar globale.
Zelensky kërkoi që vendet europiane të mbrojnë veten dhe të ndalojnë kompanitë që shesin komponentë raketash në Rusi. Ai falënderoi për ngrirjen e aseteve ruse, por kritikoi vonesat në përdorimin e tyre për mbështetjen e Ukrainës.
Në Davos, Zelensky zhvilloi një takim të rëndësishëm me Presidentin amerikan Donald Trump, të cilin e përshkroi si “pozitiv” dhe “shumë të rëndësishëm”. Trump deklaroi se “të gjithë duan që lufta të përfundojë” dhe sugjeroi se një marrëveshje mund të jetë afër.
Zelensky njoftoi se dokumentet për bisedimet trilaterale mes Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë në Emiratet e Bashkuara Arabe janë “gati” dhe mund të hapin rrugën për një zgjidhje të konfliktit.
Ai u bëri thirrje investitorëve globalë të mbështesin Ukrainën, duke theksuar se mbrojtja është “një detyrë shumë e kushtueshme”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




