Bismark: Ky është viti i Vllaznisë, duam fitoren ndaj Partizanit

Abissnet Superiore | 9 muaj më parë

Sulmuesi i Vllaznisë, Çarls Bismark ka folur për mediat në prag të sfidës kundër Partizanit, që do të luhet nesër në orën 16:30 në “Loro Boriçi” dhe do të transmetohet në RTSH.

“Besoj që jam gati, do të dalim në fushë dhe po besoj që për nesër jam i gatshëm. Po jam mjaft i fokusuar, kam premtuar që do të shënoj 20 gola në sezon, por fatkeqësisht kam pasur disa dëmtime, por tani fokusi im është të shënoj këto gola

Jam i lumtur që kam zgjedhur Vllazninë se janë ekip më i mirë dhe me karakter, shpresoj që ky të jetë viti ynë.

Titulli kampion? Vllaznia po i merr hap pas hapi ndeshjet, duke parë nga ajo e radhës sepse nëse nuk i marrim seriozisht secilën prej tyre, do të jetë shumë problem. Ne për momentin jemi të fokusuar tek sfida me Partizanin dhe fitorja ndaj tij është mëse e domosdoshme për Vllazninë”, ka thënë mes të tjerash sulmuesi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme