Pas përmbytjeve në Ferras të Kuçovës, blegtorët kërkojnë ushqim për bagëtitë

Aktualitet | 9 muaj më parë

Pas përmbytjes në Ferras të bashkisë Kuçovë banorët janë në vështirësi për mbajtjen e të imtave. Nga Emergjencat Civile janë shpërndarë dëngje bari dhe koncentrat, por sipas tyre në sasi të pamjaftueshme për të mbajtur bagëtitë që kanë.

“Kemi shpërndarë deri më sot rreth 12.5 ton koncentrat, dhe për momentin janë të mjaftueshme,” tha Fatmir Doksani, Përgjegjës i Emergjencave Civile në Bashkinë Kuçovë.

Reshjet e janarit kanë shkaktuar dëme në tre fshatra të bashkisë Kuçovë: Ferras, Salcë Kozare dhe Rreth Tapi. Grupet e verifikimit kanë përfunduar inspektimet dhe i kanë përcjellë të gjithë dokumentacionin për vijimin e procedurave në Këshillin e Qarkut.

“Gjithsej janë përmbytur 11 banesa, si dhe rreth 20 hektarë sera, ku vlera e dëmeve përllogaritet në rreth 43 milionë lekë,” shtoi Doksani.

Në këtë bashki janë përmbytur dhe rreth 60 hektarë tokë, po sipas Doksanit ka rikuperuar pa dëme në të mbjella apo pemëtari.

Gazetare: N. Spahiu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme