Juventusi tregon forcën përballë Napolit

Juventusi siguroi një fitore të madhe kundër Napolit në ndeshjen e shumëpritur të javës së 22-të të Serisë A. Bardhezinjtë fituan 3-0 në shtëpi, ku Thuram krijoi shansin e parë duke goditur shtyllën në minutën e 21-të. Një minutë më vonë, Jonathan David zhbllokoi sfidën me një asist të shkëlqyer nga Locatelli.
Napoli u përpoq të godiste në pjesën e dytë me më shumë bindje dhe zgjuarsi, duke përfituar nga një rënie e Juventusit. Megjithatë, ishte Zonja e Vjetër që goditi përsëri: Juan Jesus ia dhuroi topin në mënyrë sensacionale Mirettit (i cili sapo kishte hyrë në fushë), që dha asistin për Yildiz për ta bërë rezultatin 2-0 në minutën e 77-të. Conte më pas futi Lukakun, i cili bëri debutimin e tij të sezonit, por Kostic e vulosi rezultatin me një gol të tretë në minutën e 86-të.
Falë kësaj fitoreje të pastër, Juventus u ngjit në 42 pikë dheështë një pikë pas Napolit. Të kaltërit mbeten në 43 pikë, duke rënë nëntë pikë prapa liderëve të ligës, Interit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




