Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bordit të Paqes’

Kryeministri Christopher Luxon ka bërë të ditur se Zelanda e Re ka refuzuar ftesën e presidentit amerikan Donald Trump për t’u bashkuar me Bordin e Paqes.
Trump lançoi këtë bord javën e kaluar, fillimisht për të mbështetur armëpushimin e brishtë në Gazë, teksa ai parashikon një rol më të gjerë që mund të përfshijë konflikte të tjera globale dhe fuqi të mëdha ndërkombëtare.
Në deklaratën e tij, Luxon tha se qeveria e Zelandës së Re ka vendosur të mos bashkohet me këtë bord në formën e tij aktuale.
Ministri i Jashtëm Ëinston Peters shkroi në një postim në platformën ‘X’ se disa shtete, veçanërisht nga rajoni, kanë shprehur gatishmëri për të kontribuar në rolin e bordit për Gazën, dhe se Zelanda e Re nuk do të shtonte vlerë të konsiderueshme të mëtejshme.
Peters theksoi se, si themeluese kryesore dhe mbështetëse e gjatë e Kombeve të Bashkuara, është e rëndësishme që puna e këtij bordi të jetë plotësuese dhe në përputhje me Kartën e OKB-së.
“Është një trup i ri dhe na duhet qartësi për këtë, si dhe për pyetje të tjera lidhur me fushëveprimin e tij, tani dhe në të ardhmen,” tha Peters.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




