Valentino Murataj rikthehet te Partizani

Një nga lojtarët që kontribuoi në fitimin e titullit të 17-të kampin, rikthehet te Partizani. Valentino Murataj rikthehet në familjen e kuqe.
“Partizani ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e Valentino Murataj në familjen e kuqe! Mesfushori i formuar në Akademinë Partizani kampion me ekipin U-19 ka qenë pjesë e ekipit të parë gjatë periudhës 2021 – 2024.
Në sezonin 2022-2023, 29 vjeçari kontribuoi në fitimin e titullit të 17-të kampion të Shqipërisë, si dhe fitoi trofeun e Superkupës. Ish kapiteni ynë i bashkohet ekipit pas aventurës te Flamurtari për të riveshur fanellën e kuqe me numrin 21. Murataj ka nënshkruar me klubin një kontratë 1.5 vite”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




