Milan, tani është zyrtare: Maignan ka nënshkruar deri në vitin 2031

Dita e nënshkrimit më në fund ka mbërritur: Mike Maignan u shfaq në selinë e Milanit pasditen e të shtunës për të nënshkruar rinovimin e kontratës së tij. Portieri francez u takua me drejtorin sportiv Igli Tare dhe menaxherin e përgjithshëm Giorgio Furlani për të ratifikuar zgjatjen që do ta lidhë atë me kuqezinjtë deri në vitin 2031, me një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon plus 2 milionë euro në bonuse, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në skuadër së bashku me Rafael Leão. Klubi e bëri zyrtare marrëveshjen.
“Jam shumë, shumë i lumtur. Është një rinovim që e kemi pritur prej kohësh, u desh durim, por e arritëm”, tha Mike Maignan pasi zgjati kontratën e tij me Milanin deri në vitin 2031. “Jam shumë i lumtur. Jam i lumtur te Milan dhe me familjen time gjithashtu. Uroj shumë gjëra të mira për tifozët e kuqezi”, shtoi portieri francez, “Dua më shumë trofe, më shumë suksese. Do të jem këtu me familjen time për pesë vjet të tjera. Për të gjithë tifozët: shikoni, unë jam ende këtu! Forza Milan”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




