Stuhi dëbore përfshin SHBA duke shkaktuar kaos në transport, mijëra familje pa energji elektrike

Një valë e re moti të keq, me reshje të dendura dëbore në zona të pazakonta në një shkallë të tillë, që goditi SHBA-në gjatë fundjavës shkaktoi probleme të përhapura në transport dhe komunikim.
Reshjet e dendura të dëborës shkaktuan qindra përplasje automjetesh si dhe qindra anulime fluturimesh.
Edhe pse më e keqja ka mbaruar, vala e të ftohtit pranë poleve do të vazhdojë në pjesën më të madhe të vendit sot. Madje goditi edhe Floridën, ku u regjistruan temperatura të rralla nën zero.
Në aeroportin e Orlandos, temperatura e djeshme në mëngjes ishte -4° Celsius, temperatura më e ulët e regjistruar për shkurt në më shumë se një shekull.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




