Besnik Hasi largohet nga Anderlecht, shkak bëhen rezultatet e dobëta

Futboll Bota | 9 muaj më parë

Rezultatet e dobëta në kampionat të Anderlecht kanë bërë që Besnik Hasi, trajneri i njohur shqiptar, të shkarkohet nga detyra. Vendimi drastik është marrë pas dy humbjeve dhe një barazimi në tri ndeshjet e fundit.

“RSC Anderlecht ka vendosur ta mbyllë marrëveshjen me kryetrajnerin Besnik Hasi. Klubi e falënderon për punën që ka bërë dhe përkushtimin e treguar”, – shkruan klubi belg në njoftimin për largimin e trajnerit. Vendin e Hasit në stolin e Anderlecht do ta marrë përkohësisht Edward Still.

Besnik Hasi është një nga trajnerët më të njohur shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Përveç Anderlecht ai ka drejtuar edhe klube të tjera të mëdha, si polakët e Legia Varshavës dhe grekët e Olimpiakosit. Vazhdimisht emri i Hasit është përmendur edhe si një kandidat për të marrë drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë apo Kosovës, por kjo gjë nuk ka ndodhur deri tani.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme