Arsenali tenton goditjen e madhe Tonali në orët e fundit të merkatos, Newcastle thotë “Jo”

Arsenali vë në shënjestër mesfushorin italian, Sandro Tonali. Sipas informacioneve të fundit nga Anglia, “Gunners” kanë bërë një sondazh të parë me Newcastle për të kuptuar mundësitë e operacionit.
Drejtuesit e Newcastle nuk kanë asnjë plan për ta shitur ish-lojtarin e Milanit pikërisht ditën e fundit të merkatos dhe kanë fiksuar një çmim kartoni rreth 100 milionë euro.
Mesfushori nuk do të lëvizë nga Newcastle në këtë sesion dhe diskutimet janë shtyrë për në verë. Praktikisht është e pamundur të bëhen tratativa të këtij lloji në pak orë, për më tepër që trajneri Eddie Howe e konsideron Tonali një element thelbësor për projektin e tij teknik.
Për sezonin e ri duhet theksuar se lojtari ndiqet me interes edhe nga Juventusi, që kërkon të forcojë mesfushën. Klubi italian do ta ketë shumë të vështirë të fitojë konkurrencën me Arsenalin, që ka potencial ekonomik më të madh se torinezët.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




