Dita Botërore e Ligatinave – Sipërfaqet e tyre po zvogëlohen vazhdimit, shkak ndërtimet

Aktualitet | 9 muaj më parë

Administrata e Zonave të Mbrojtura ka zhvilluar një aktivitet ndërgjegjësues në Velipojë, në kuadër të Ditës Botërore të Ligatinave. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe nxënës të shkollave të mesme, të cilët u njohën nga afër me rëndësinë e ligatinave, rolin e tyre në ruajtjen e biodiversitetit si dhe ndikimin që ato kanë në mjedis dhe jetën e përditshme.

Sipas shefit të sektorit të menaxhimi në ADZM, Tonin Macaj, “sipërfaqja e ligatinave ka ardhur duke u pakësuar ndër vite, proces që ka nisur që në vitet ’60 dhe ’70, kryesisht si pasojë e bonifikimeve dhe ndërhyrjeve njerëzore”.

Sipas Macaj pjesa që është nën presion është ajo e bregut të detit si pasojë  ndërtimeve të shumta ndër vite.

Aktiviteti në kuadër të Ditës Botërore të Ligatinave synoi rritjen e ndërgjegjësimit tek brezi i ri për ruajtjen e ligatinave dhe përfshirjen e tyre aktive në mbrojtjen e mjedisit.

Gazetar: M. Rakaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme