Instituti i bashkive të Shqipërisë thirrje PD: Mos braktisni Reformën Territoriale

Politikë | 9 muaj më parë

Agron Haxhimali nga Instituti për Bashkitë e Shqipërisë i ka bërë thirrje opozitës që të mos bojkotojë Komisionin e Reformës Territoriale.

Në emisionin “Tema e Ditës” me Arbër  Hitaj në RTSH, Haxhimali tha se bojkoti nuk është zgjidhje dhe se opozita duhet të qëndrojë në tryezën e Reformës Territoriale si detyrim ndaj qytetarëve që e kanë votuar.

Sipas tij, opozita duhet të mbetet pjesë e procesit, të artikulojë mendimet e saj dhe të përfaqësojë interesat e votuesve.

“Opozita mban mbrapa qytetarët e tyre, votuesit e tyre dhe humbin besimin. Ka shumë anë negative. Shumë kritik jam për opozitën. Pse e kërkoi këtë komision opozita pa një mendim të thelluar strategjik, pa ditur cilat do të ishin instrumentet e saj bllokues apo se çfarë do të përfitonte opozita. Bojkoti nuk është zgjidhje, më mirë të vazhdonte lojën e saj me pozita të barabarta, por përpara se të ndërtosh një Komision me kundërshtarin tënd, ti duhet të ulesh paraprakisht. Çfarë hapësire ka për mendimet e PD, çfarë për mendimet e PS. Nuk jam për bojkot, por që të rezistojnë në atë tavolinë. Opozita e ka humbur debatin me mazhorancën, por duhet ta fitojë me qytetarët, e kanë detyrim”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme