Sulo: Skandal që Veliaj nuk ka dosjen e SPAK

Politikë | 9 muaj më parë

Analisti Arion Sulo ka ngritur akuza të forta lidhur me funksionimin e drejtësisë, duke e cilësuar si skandal faktin që, sipas tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk ka dosjen e SPAK.

Në emisionin “Trialog” në RTSH, Sulo tha se ditën e djeshme (2 shkurt) në seancën për gjykim paraprak, Veliaj ka braktisur sallën me argumentin se “nuk kam dosje, nuk kam si të mbrohem”.

Sulo shtoi se ndërkohë në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka mbërritur dosja e prokurorisë për gjyqtaren Irena Gjoka, por gjashtë anëtarë kanë refuzuar ta shqyrtojnë.

“Këto ditë kemi patur lajme shumë të rënda për drejtësinë. Erion Veliaj për shembull nuk ka dosje. Ditën e diel është bërë seancë në GJKKO dhe atij i është rrëzuar kërkesa për ndryshimin e masës. Ai ka braktisur dje seancën gjyqësore për gjykim paraprak sepse nuk kam dosje, nuk kam si të mbrohem. Nga ana tjetër, në KLGJ, ka shkuar dosja e prokurorisë për gjyqtaren Irena Gjoka dhe 6 nga ata kanë thënë që nuk e shqyrtojmë. Nuk i vihet në dispozicion dosja në asnjë lloj mënyre”, tha Sulo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme