Debati për pagat e gjyqtarëve, Sulo: Thelbi është rritja me 78 mijë lek, por Rama ka të drejtë për kompetencat
Çështja e rritjes së pagave të gjyqtarëve, që ka sjellë debat mes kryeministrit Edi Rama dhe sistemit të drejtësisë, u diskutua këtë të mërkurë në emisionin “Trialog” në RTSH.
Analisti Arjon Sulo theksoi se në thelb bëhet fjalë për një rritje prej 78 mijë lekësh, të kërkuar nga gjyqtarët në bazë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe reformës në drejtësi.
“Nuk ka 3600 euro. I gjithë thelbi i debatit është për 780 mijë lekë të vjetra rritje, sepse është referenca e pagës që kërkohet të merret. Gjykatësit thonë që, sipas ligjeve që nga 2016, bazohen në vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi i ka rivlerësuar pagat e gjyqtarëve,” u shpreh Sulo.
Megjithatë, sipas tij, kryeministri Rama ka të drejtë në argumentin se gjyqtarët nuk mund të caktojnë vetë pagën e tyre, pasi kjo është kompetencë e qeverisë dhe parlamentit.
“Gjykatësit mund të kërkojnë shfuqizimin e vendimit të qeverisë dhe ligjit të parlamentit, por nuk mund ta caktojnë vetë pagën e tyre. Është kompetencë e qeverisë dhe parlamentit,” theksoi analisti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



