Hapet rruga Qukës–Qafë Plloçë, qarkullimi i automjeteve normal në të dyja drejtimet

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se rruga Qukës–Qafë Plloçë është e hapur dhe aktualisht nuk ka bllokime. Qarkullimi i automjeteve kryhet normalisht në të dyja drejtimet, pa probleme në lëvizje.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të tregojnë kujdes për sigurinë gjatë lëvizjes në këtë aks rrugor.
Ky aks u bllokua tre ditë më parë, si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike. Për pasojë, autoritetet bllokuan qarkullimin e automjeteve arsye sigurie.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



