Tinguj kitare, Agron Peni sjell magjinë në Korçë me një koncert të veçantë trio
Korça u mbush me tingujt e ngrohtë të kitarës dhe emocioneve muzikore në një koncert të veçantë të kompozitorit dhe kitaristit të njohur kosovar, Agron Peni. Në koncert u interpretuan vepra të autorëve të ndryshëm, si edhe serenata tradicionale korçare, të cilat morën një frymë të re përmes interpretimit të ndjeshëm të Peni-t dhe bashkëpunëtorëve të tij.
“Si në shtëpinë time në Gjakovë u ndjeva, një publik artdashës. Korça gjithmonë ka përcjellë art dhe traditë”, tha artisti.
Publiku korçar përjetoi një mbrëmje artistike plot ndjesi, ku ndërthurja e virtuozitetit me shpirtin e muzikës vendase krijoi një atmosferë të paharrueshme.
“Ishte kënaqësi, kitaristë të tillë nuk kisha parë”, u shpreh një qytetar.
‘I kompletuar si në ritëm edhe në fantazi”, tha një tjetër.
Agron Peni, i njohur për krijimtarinë e gjerë artistike dhe kombinimin e elementeve moderne me trashëgiminë muzikore autoktone, ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si kompozitor, kitarist dhe drejtues projektesh muzikore ndërkombëtare. Ai ka sjellë në skenat evropiane koncerte të ndryshme, duke promovuar muzikën shqiptare me një stil bashkëkohor e origjinal.
Gazetare: Geralda Manushi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




