Partizani-Tirana në RTSH, ndryshon orari i derbit

Abissnet Superiore | 9 muaj më parë

Ndryshon orari i derbit të kryeqytetit, supersfidës Partizani-Tirana, që të dielën do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Fillimisht ishte programuar që takimi i vlefshëm për javën e 24-t të kampionatit Abissnet Superiore të zhvillohej të dielën më 15 shkurt në orën 19:30 në stadiumin “Air Albania”.

Por, ditën e sotme ka ndodhur një ndryshim në orar. RTSH Sport mëson se ndeshja Partizani-Tirana do të luhet në orën16:30 të dielën e 15 shkurtit në stadiumin “Air Albania”.

Edhe vetë FSHF ka zyrtarizuar ndryshimin e orarit me anë të një njoftimi në faqen zyrtare:

“Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka një ndryshim orari në ndeshjen e javës së 24-t të kampionatit “Abissnet Superiore”, Partizani – Tirana. Derbi i kryeqytetit do të zhvillohet të dielën, në orën 16:30, në stadiumin “Air Albania”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme