Milano-Cortina në RTSH/ Finlanda pezullon trajnerin e skive për probleme me alkoolin

Evente Sportive | 9 muaj më parë

Igor Medvev është larguar tashmë nga Lojërat Olimpike Dimërore. “I kërkoj ndjesë gjithë skuadrës”, – ka shkruar ai në një njoftim.

Skandal te skuadra finlandeze e kërcimit me ski. Trajneri Igor Medved është detyruar të lërë Lojërat Dimërore Milano-Cortina, pasi ka probleme me alkoolin. Komiteti Olimpik Finlandez vendosi ta rikthejë në atdhe “për sjellje të konsideruara kundër rregullave dhe vlerave të skuadrës”.

Drejtuesi i skuadrës, Janne Hänninen, ka saktësuar se vendimi është marrë “për çështje që lidhen me konsumin e alkoolit”. “Përparësia jonë është që t’u garantojmë qetësi sportistëve dhe stafit teknik”, – ka pohuar Hänninen.

“Dua t’i kërkoj ndjesë gjithë skuadrës finlandeze, sportistëve dhe tifozëve, – ka shkruar Medved në një njoftim zyrtar. – Uroj që skuadra të jetë e përqendruar te Lojërat dhe të vazhdojë të punojë me seriozitet”.

Finlanda ka menduar të riorganizojë stafin teknik dhe drejtimi i skuadrës së meshkujve do të jetë në duart Lasse Moilanen, i mbështetur nga Ossi-Pekka Valta dhe drejtori sportiv Petter Kukkonen.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme