Karnavalet e Shkodrës ulin Siparin, spektakli një javor e ktheu qytetin në skenë të hapur festive
Spektakli i Karnavaleve të Shkodrës ka kulmuar që të shtunën në darkë me paradën e karrove “Karnavale 2026” që, nën tingujt e muzikës dhe gjallërisë së krijuar, “pushtoi” rrugët e kryeqendrës së veriut.
Vlerat dhe gjallërinë e këtij eventi ia shtoi përformanca e shkëlqyer në teatrin “ MIgjeni” të “3 Muskëtjerëve të Shkodrës”, Eduard Jubani, Bujar Qamili dhe Frederik Ndoci, që u ndoq nga qytetarë të shumtë edhe nga qytete të tjera të vendit.
Dita e sotme shënoi dhe fundin e një jave Karnavalesh të mbushur plot me aktivitete , teksa qindra qytetarë ndoqën nga afër paradën e Karvanit në rrugët kryesore të qytetit si dhe ritin tradicional të diegies së dordolecit, si simbol i së keqes dhe fenomeneve negative të shoqërisë.
Koncertet, aktivitete argëtuese , maskat dhe veshjet shumëngjyrëshe, “mapping show” ishin disa nga elementët që i dhanë gjallëri Karnavaleve , duke e kthyer qytetin në një skenë të hapur festive.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



