Ish-princi Andrew lirohet pas arrestimit, hetimet për lidhjet me skandalin Epstein vazhdojnë

Autoritetet britanike kanë liruar ish-princin Andrew, vetëm pak orë pas arrestimit të tij, pasi dolën informacione të reja që e lidhnin me dosjet e skandalit Epstein.
Andrew u pa duke hyrë në qendrën e hetimeve me një Range Rover të zi, ndërsa më pas u largua i shtrirë në sediljen e pasme të makinës.
Sipas avokates Chloe Jay, kompleksiteti i çështjes dhe sasia e provave të mundshme sugjerojnë se nuk ka gjasa që në këtë fazë të ngrihen akuza të menjëhershme.
“Ka shumë pak gjasa që ta mbajnë për një kohë të gjatë. Ai ka shumë të ngjarë të lirohet me kusht, ndërsa hetimet do të vazhdojnë për të mbledhur provat e nevojshme,” tha ajo.
Hetimet pritet të vazhdojnë, ndërsa autoritetet do të shqyrtojnë dosjet e lidhura me Epstein për të vendosur nëse do të ngrihen akuza përfundimtare ndaj Andrew.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




