“Mos ua vrisni lumturinë,” pianisti Azem Haziri kujton fëmijët e vrarë në Kosovë nga Mynihu

Aktualitet | 8 muaj më parë

Në 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, pianisti Azem Haziri ka luajtur në piano këngën e Parashqevi Simakut, “mos ua vrisni lumturinë”  në Mynih të Gjermanisë dedikuar fëmijëve të vrarë në luftën e Kosovës.

Duke folur për emisionin “Në Kohë Reale”, Haziri theksoi se përmes kësaj pjese ai ka përkujtuar 1432 fëmijët e vrarë gjatë luftës së Kosovës.

Midis tyre, është edhe figura e Leutrim Ahmetit i cili u vra në moshën 7-vjeçare.  

“Unë jam rritur me një frymë patriotike dhe me sakrificat e popullit tonë. Dhe të gjitha videot e mia kanë të njëjtin qëllim për patriotizëm.

Kësaj here kam menduar që të kujtojmë 1432 fëmijët e vrarë gjatë luftës. Mendova në një formë më ndryshe që t’i kujtojmë.

Në bluzën time kam pasur edhe figurë ne Leutrim Ahmetit i cili është vrarë në moshën 7-vjeçare, i cili po të ishte gjallë sot do të ishte në moshën time.

Por fatkeqësisht shteti serb nuk i lejoi të jetojë 1432 fëmijë”, u shpreh Haziri.

Haziri shtoi më tej se qytetarët në Mynih janë befasuar dhe u treguan kureshtarë teksa ai luante në piano pjesë nga kënga e Parashqevi Simakut, “mos ua vrisni lumturinë”.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme