Sherr për pronën në Gjirokastër, 93 vjeçari qëllon me armë zjarri 61 vjeçarin

Aktualitet | 8 muaj më parë

Një sherr për pronën është raportuar këtë të shtunë në fshatin Mashkullorë në Gjirokastër.

Dyshohet se për shkak të konflikteve të vazhdueshme për motive pronësie, shtetasi 93 vjeç, A. Ç ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin 61 vjeç, P. Ç.

Mësohet se 61-vjeçari ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 Ndërsa autori është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme