Konflikt për motive të dobëta, vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 3 të Kavajës. Rreth orës 14:22, shtetasi R. P., 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e tij, S. I., po 47 vjeç.
I plagosuri u dërgua me urgjencë në spital, por për fat të keq nuk arriti të mbijetojë, duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Njoftimi I Policisë
Më datë 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, shtetasi R. P., rreth 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. I., rreth 47 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Vijon…
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



