Dezinformimi në mediat shqiptare, drejtues të UGSH: Po përgatisim një antologji e rasteve të dezinformimit
“Dezinformimi në mediat shqiptare, faktor mosbesueshmërie në procesin e informimit “ ka qenë tema e takimit të organizuar nga AMA, në bashkëpunim me Unionin e Gazetarëve Shqiptarë , me gazetarët e qarkut Shkodër.
Gjatë këtij takimi, Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, bëri të ditur se këto dy institucione po punojnë për krijimin e “Antologjisë së rasteve të dezinformimit në mediat shqiptare”, ndaj takimet po zhvillohen në qytetet ku është dhe numri më i madh i mediave audio- vizive.
“AMA dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptar është duke përgatitur një antologji të rasteve të dezinformimit në mediat audio-vizive shqiptare. Dezinformimi sot është një nga shqetësimet më të mëdha në hapësirën mediatike ndërkombëtare, por kryesisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Duke krijuar një antologjie të tillë, ne krijojmë një diferencë midis rasteve dhe shembëllimit të tyre për të mos qenë të tilla në praktikën e raportimit”, u shpreh Çipa.
Kreu i Unionit të Gazetarëve, Çipa, sqaroi se, ndërkohë AMA vijon monitorimin e vazhdueshme për të bërë analizën krahasuese mes rasteve të dezinformiit dhe drejtinformimit.
“AMA realizon atë që quhet monitorimi ditor. Mbi bazën e një analize krahasimore bëhet përcaktueshmëria se ku kemi të bëjmë me rastet e dezinformimit dhe drejtinformimit”, tha Çipa.
Çipa vuri në dukje se, gjatë viteve të fundit është regjistruar një rritje e mediave online, që shpesh publikojnë përmbajtje të pa verifikuara duke i mos respektuar standardet bazë të gazetarisë dhe etikës profesionale.
Gazetar: V. Omari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




