Hakimi akuzohet për përdhunim, lojtari i PSG-së: Gjithçka është false!

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2023 dhe mbrojtësi i PSG-së është mbrojtur gjithmonë me tezën e shantazhit për përfitime financiare.
Achraf Hakimi është dërguar për gjykim, pasi akuzohet për përdhunim, siç bën me dije avokati i lojtarit të PSG-së. Mbrojtësi i lindur në vitin 1998 akuzohet nga Prokuroria e Nanterre se ka përdhunuar një vajzë në vitin 2023. Hakimi gjithmonë ka thënë se po shantazhohet për qëllime përfitimi ekonomik.
“Sot, një akuzë për përdhunim është e mjaftueshme për të justifikuar një proces, edhe pse unë e mohoj dhe gjithçka do të vërtetohet se është false”, – ka shkruar futbollisti në profiling e tij në X. “E pres me qetësi këtë proces, që do të mundësojë që e vërteta të bëhet e ditur publikisht”, – ka vazhduar më tej mbrojtësi maroken.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




