Opozita marshon drejt Drejtorisë së Policisë. Berisha në krye të protestuesve

Politikë | 8 muaj më parë

Pas marshimit në Kryeministri protestuesit po marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë. Pas qëndrimit për rreth 30 minuta para Kryeministrisë, ku protestuesit brohoritën “Rama ik” dhe “Poshtë komunizmi”, turma është zhvendosur drejt Drejtorisë së Policisë.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i wshtw bashkuar simpatizantwve qw po marrshojnw në bulevardin kryesor “Dëshmorët e Kombit”.

Opozita kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe ngritjen e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ndryshe nga herët e tjera, kur protestat janë shoqëruar me fjalime të përfaqësuesve të opozitës dhe shoqërisë civile, protesta e opozitës duket se i është lënë në dorë qytetarëve, sipas një skenari të qartë marshimi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme