Edon Zhegrova drejt Premier League, Everton i vendosur ta blejë nga Juventusi

Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon të përfitojë nga situata jo e mirë që kalon sulmuesi anësor me Juventusin.
Anglezët duan të sigurojnë shërbimet e 26-vjeçarit në merkaton e verës dhe kanë gati ofertën zyrtare për klubin torinez, që shpenzoi rreth 20 milionë euro për ta marrë nga Lille.
Zhegrova nuk ka bindur me fanellën e Juventusit, pavarësisht disa shkëndijave që ka dhënë, kur është aktivizuar si zëvendësues nga trajneri Spalletti. Mbi të rëndon edhe ai gabim i rëndë në ndeshjen ndaj Gallatasarajit në Champions, ku shpërdoroi mundësinë e artë për kualifikim.
Deri tani sulmuesi ka luajtur vetëm një ndeshje nga minuta e parë te Juventusi dhe në total numëron 20 ndeshje me fanellën e tij.
Duhet theksuar se kosovari ka kontratë deri në vitin 2030 me Juventusin dhe Everton duhet të derdhë një shumë të kosniderueshme në arkat e klubit italian për ta transferuar Zhegrovën në Premier League.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




