Reforma territoriale nuk afroi qytetarët – Përfaqësues të pushtetit qendror dhe vendor rekomandime konkrete për territorialen

Aktualitet | 8 muaj më parë

Reforma administrativo-territoriale e vitit 2014 nuk e ka afruar pushtetin vendor me qytetarët. Kështu deklaruan ekspertët gjatë një tryeze ku përfaqësues të pushtetit qendror dhe vendor, të shoqërisë civile  dhe partnerë ndërkombëtarë u mblodhën për të dhënë opinionet dhe rekomandimet e tyre mbi reformën.

“Marrëdhënia midis rurales dhe urbanes, 2 entitete territoriale që nuk kanë arritur të mirë integrohen”, tha, Valbona Karakaci Përfaqësuese “Bashkitë e forta”.

“Nuk është afruar qytetari deri tek pushteti lokal sot ka një administrator i cili emërohet dhe shkarkohet nga kryetari”, u shpreh Blendi Dibra, Përfaqësues “Intelektualët e rinj‘.

“Kontrata sociale është një instrument që forcon dialogun ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve vendore përmes aktorëve të shoqërisë civile”, tha Mirela Arqimandriti Drejtoreshë ‘Aleanca gjinore për zhvillim‘.

Prezent në takim ishte dhe ambasadori i Suedisë në Shqipëri I cili bëri thirrje që reforma ti shërbejë qytetarëve.

“Kur flasim për reformën administrative dhe territoriale, duhet të pranojmë se suksesi i saj varet nga fakti se sa pranë qytetarëve afrohet vendimmarrja dhe nëse qytetarët ndjejnë se po marrin shërbimet publike që pushteti vendor duhet t’u ofrojë. Duke pasur parasysh edhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ky aspekt duhet padyshim të merret në konsideratë.”, u shpreh Niklas Strom, Ambasadori i Suedisë.

Në përfundim u theksua rëndësia e përfshirjes së zërit të qytetarëve në forcimin e demokracisë vendore dhe rritjen e llogaridhënies në Shqipëri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme