Panairi i Produkteve Bujqësore më 13–14 mars në Elbasan, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Aktualitet | 8 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në Panairin e Produkteve Bujqësore që do të zhvillohet në Elbasan më 13 dhe 14 mars.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen panairit “Nga toka jonë në sofrën tuaj”, ku fermerë dhe prodhues vendas do të prezantojnë produktet e tyre.

“Mirëmëngjes dhe me ftesën që në datat 13 dhe 14 mars, të bashkoheni në Elbasan në Panairin e Produkteve Bujqësore ‘Nga toka jonë në sofrën tuaj’, ku fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Panairi synon të promovojë produktet bujqësore vendase dhe të krijojë një mundësi më të madhe për fermerët dhe prodhuesit shqiptarë që të prezantojnë dhe të tregtojnë prodhimet e tyre drejtpërdrejt me qytetarët.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme