Imuniteti i Ballukut, Kuko: Kuvendi ka rol kushtetues, jo gjyqësor. Në asnjë rast nuk cenohet hetimi

Politikë | 8 muaj më parë

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, konsideron se, sipas kushtetueshmërisë, provat e paraqitura nuk janë të mjaftueshme për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, gjatë se seancës së nesërme ne Kuvend. Në emisionin “Trialog” në RTSH, Kuko tha Kuvendi ka rol kushtetues dhe nuk është një gjykatë për të gjykuar fajësinë ose jo.

“Besoj që prezantimi që u bë në mbledhjen e grupit parlamentar nga Manja, me argumentet që dolën nga anëtarët e PS në Këshillin e Mandateve, ishte shterues. Për të kuptuar që Kuvendi ka një rol kushtetues të mirfilltë, kur flasim për heqje imuniteti, Kuvendi nuk është një gjykatë, por shikon provat nëse janë të mjaftueshme për të bërë një veprim të caktuar. PS gjykon se, në bazë të kushtetueshmërisë, nuk janë të mjaftueshme provat për heqjen e imunitetit sipas argumenteve të paraqitura. Kuvendi ka rol kushtetues dhe jo një rol apriori i vendimeve që kërkohen nga prokuroria, ose nuk është një gjykatë për të gjykuar fajësinë ose jo”, tha Kuko.

Ajo sqaroi gjithashtu se çështja nuk lidhet me individin, por me parimin, ndërsa shtoi se vendimi i PS nuk po cenon në asnjë mënyrë hetimet që po zhvillohen nga SPAK.

“Nuk bëhet fjalë për një individ, por bëhet fjalë për parim. Nëse duam një drejtësi të standardeve europiane, duhet të kemi një balancim të pushteteve, dhe këtë e bën edhe parlamenti. Parlamenti garanton që përdorja e pushteteve të jetë efikase dhe duhet ta ndajmë çështjen nga individi, pasi ka një emotivitet shumë të lartë kur flitet për individin. Është përdorur politikisht, është bërë më tepër një çështje mediatike sesa juridike. Kjo çështje nuk ka nisur të gjykohet ende në institucionet demokratike, ku një çështje duhet të hyjë në gjykim dhe është gjykata që vendos fajësinë apo jo. Analizat politike janë shumë të ndryshme nga faktet juridike. Është momenti që të vendosen disa standarde që garantojnë drejtësi dhe balancim të pushteteve. Ne nuk po ndërhyjmë dhe nuk po çmojmë akuzat për sa kohë hetimi vijon. Kur vjen puna për kushtet ligjore për heqjen e imunitetit dhe gjykimin e provave, Kuvendi ka tagrin e plotë për ta kryer”, tha ajo.

Romina Kuko theksoi se Kuvendi po ushtron rolin e vet kushtetues për garantimin e standardeve që ndihmojnë drejtësinë.

“Kuvendi po ushtron rolin e vet kushtetues për garantimin e një standardi që, në fund të ditës, ndihmon vetë drejtësinë. Analizat politike janë shumë të ndryshme nga faktet juridike. Është momenti që të vendosen disa standarde që garantojnë një drejtësi dhe balancim të pushteteve. Ne nuk po ndërhyjmë dhe nuk po çmojmë akuzat për sa kohë hetimi vijon. Kur vjen puna për kushtet ligjore për heqjen e imunitetit në gjykimin e provave aty Kuvendi ka tagrin e potë për ta kryer” tha deputetja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme