BE do rivlerësojë furnizimin me naftë dhe gaz nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

Bashkimi Evropian ka deklaruar se do të rivlerësojë sigurinë e furnizimit me naftë dhe gaz të bllokut në rast se Ngushtica e Hormuzit mbyllet për një periudhë të zgjatur.
Sipas një njoftimi të publikuar këtë mëngjes, trafiku detar përmes këtij kanali strategjik të transportit të energjisë është kufizuar që nga përshkallëzimi i konfliktit në rajon, duke rritur shqetësimet për furnizimin global me naftë dhe për rritjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Blloku evropian bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar takime për koordinimin e furnizimeve me naftë dhe gaz, me qëllim monitorimin e situatës dhe përgatitjen për skenarë të mundshëm.
“Në rast të një mbylljeje të zgjatur të Ngushticës së Hormuzit ose ndërprerjeve të mëtejshme, siguria e furnizimit me naftë dhe gaz të BE-së do të rivlerësohet”, thuhet në deklaratë.
Megjithatë, sipas autoriteteve evropiane, aktualisht nuk ka rreziqe të menjëhershme për sigurinë e furnizimit me energji në vendet e Bashkimit Evropian.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




