Muaji i shenjtë i Ramazanit, Meçan Deçka rrëfen për lidhjen e fortë me besimin
Lidhja e tij me besimin islam ka nisur që në fëmijëri për tu konsoliduar në mbi 30 vite.
Mecan Deçka kujton se gjithçka ndodhi brenda një nate e cila s’do të donte të mbaronte kurrë. E që atëherë ai është kthyer në një besimtar i devotshëm i fesë islame.
42 vjeçari ndan edhe mesazhin e tij për gjithë agjëruesit qofshin apo jo myslimanë.
“Agjërim te lehte dhe te pranuar”, uron ai.
Për besimtarët myslimanë, Ramazani është një kujtesë se lumturia nuk gjendet në të mirat materiale, por në shpirtin e pasur me dhembshuri dhe mirënjohje. Edhe pse zgjat vetëm një muaj, vlerat dhe mësimet e tij duhet të zgjasin gjatë gjithë vitit.
Gazetar: Y.Ponde
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



