Gjykim anglez në Varshavë, Anthony Taylor vendos drejtësi në Poloni-Shqipëri

Botërori 2026 | 7 muaj më parë

Anglezi i njohur Anthony Taylor do të gjykojë ndeshjen e Play-Off-it të Botërorit 2026 mes Polonisë dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet më 26 mars në Varshavë.

Një gjyqtar i një niveli të lartë, me eksperiencë të gjatë, që mund të menaxhojë në mënyrën më të mirë një sfidë të kësaj natyre, ku luhen fatet e Botërorit 2026.

Taylor është i njohur për sportdashësit shqiptarë, pasi ka gjykuar në “Air Albania” edhe finalen e titullit mes Egnatias dhe Partizanit, ku rrogozhinasit fituan 1-0.

Asistentë të Taylor do të jenë Gary Beswick dhe Adam Nunn. Anglezë do të jenë ata që do të jenë në sallën e VAR-it, Jarred Gillett dhe Michael Salisbury. Arbitër i katërt do të jetë lituanezi Donatas Rumsas.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme