Kalemaj: Pse Salianji nuk krijon formacion të ri dhe të garojë kundër Berishës?

Politikë | 7 muaj më parë

Në emisionin “3D” me Alban Dudushin, analisti Ilir Kalemaj ngriti pikëpyetje mbi qëndrimin e aktorëve brenda Partisë Demokratike dhe mundësinë e krijimit të alternativave të reja politike.

Partia Demokratike për Kalemaj është një nga forcat politike që ka prodhuar më shumë parti të reja se çdo formacion tjetër, duke kujtuar se disa prej tyre kanë testuar veten në zgjedhje dhe më pas janë rikthyer sërish në PD.

Ai ngriti si shembull rastin e Ervin Salianjit, duke ngritur pyetjen se çfarë e pengon atë të krijojë një formacion të ri politik, të garojë dhe të përballet drejtpërdrejt me Sali Berishën.

“Partia Demokratike ka prodhuar më shumë parti të tjera nga çdo formacion tjetër politik. E testuan veten elektoralisht, një pjesë e tyre u rifutën në Partinë Demokratike. Çfarë e pengon, për shembull, Salianjin që të krijojë një formacion politik, të garojë dhe ta mundë Sali Berishën? Se ju thoni PD është pronë e Berishës, po përse PS nuk është pronë e Edi Ramës? Pse ato partitë e tjera që janë një anëtar, një kryetar, çfarë janë ato?”, tha analisti Kalemaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme