Trump kërcënon Iranin: Objektet energjetike do të shkatërrohen nëse s’ka marrëveshje së shpejti

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara mund të godasin dhe të shkatërrojnë termocentralet e vendit nëse nuk arrihet një marrëveshje së shpejti.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se bisedimet me Iranin vazhdojnë dhe se ekziston mundësia për arritjen e një marrëveshje.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në diskutime serioze me një regjim të ri dhe më të arsyeshëm për t’i dhënë fund operacioneve tona ushtarake në Iran. Është bërë përparim i madh, por, nëse për ndonjë arsye nuk arrihet një marrëveshje së shpejti, gjë që ndoshta do të jetë, dhe nëse ngushtica e Hormuzit nuk hapet menjëherë për biznes, ne do të përfundojmë qëndrimin tonë duke hedhur në erë dhe duke zhdukur plotësisht të gjitha impiantet e tyre të gjenerimit të energjisë, puset e naftës dhe ishullin Kharg dhe ndoshta të gjitha impiantet e shkripëzimit, të cilën qëllimisht nuk e kemi prekur ende. Kjo do të jetë si hakmarrje për ushtarët tanë të shumtë dhe të tjerët që Irani i ka masakruar dhe vrarë gjatë ‘Mbretërimit të Terrorit’ 47-vjeçar të regjimit të vjetër”, shkruan Trump.
Më herët, një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Iranit i quajti propozimet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës “të tepërta dhe të paarsyeshme”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




