Përmirësime në infrastrukturën rrugore, në Kukës nis ndërtimi i rrethrrotullimeve në kryqëzime

Aktualitet | 7 muaj më parë

Në një kohë kur numri i automjeteve është në rritje të vazhdueshme, përmirësimi i sinjalistikës rrugore mbetet një domosdoshmëri për shmangien e trafikut dhe orientimin e qytetarëve.

Në qytetin e Kukësit kanë nisur punimet për ndërtimin dhe sistemimin e disa rrethrrotullimeve në kryqëzimet kryesore.

Qytetarët e Kukësit e vlerësojnë këtë ndërhyrje, duke theksuar se ajo ndikon drejtpërdrejt në orientimin dhe disiplinimin e qarkullimit rrugor.

“Rrethrrotullimet janë tepër të nevojshme në qytetin tonë sepse ulin shpejtësinë dhe orientojnë trafikun. Ky element i ka munguar shumë Kukësit” – u shpreh një banor.

Ndërsa një tjetër qytetar shprehet: “Po i shohim çdo ditë dhe po bëhet diçka. Këto rrethrrotullime që bëhen janë pak të vogla, por besoj se orientojnë shoferët për të mos krijuar rrëmujë në qarkullim.”

Kërkohet më shumë përgjegjshmëri nga drejtuesit e automjeteve për zbatimin korrekt të sinjalistikës dhe përdorimin e rrethrrotullimeve.

Krahas ndërtimit të rrethrrotullimeve, do të zbatohet edhe projekti për përmirësimin e sinjalistikës vertikale dhe horizontale në të gjithë qytetin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme