Berisha: Edi Rama, armik i ëndrrës evropiane

Aktualitet | 7 muaj më parë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar në tubimin e kësaj force politike para godinës së Kryeministrisë se kreu i qeverisë Edi Rama është armiku i ëndrrës evropiane.

“Mblidheni këtu për t’u dëshmuar shqiptarëve se njeriu që qëndron në këtë ndërtesë është një armik i ëndrrës evropiane të kombit shqiptar dhe se është i gatshëm për të mbrojtur veprimtarinë e tij kriminale, vjedhjet e tij, të marrë çdo vendim, të shkelmojë çdo interes, të rrënojë çdo të ardhme, çdo ëndërr të shqiptarëve”, u shpreh Berisha, ndërsa shtoi se “Rama përdori mandatet e krimit në pamje të parë për të mbrojtur Lubi Ballukun, në fakt ai mbron veten e tij, mbron familjen e tij, mbron qindra milionë dhe miliarda para të vjedhura nga taksapaguesit shqiptarë dhe të vendosura në kontot e tij nëpër botë. Akti i tij ishte i shëmtuar, ishte i pashembullt.”

Ai vuri në dukje se Edi Rama nuk njeh as ligj dhe as moral.

“Por të dashur miq, për të gjithë shqiptarët dhe për të gjithë njerëzit e lirë në botë, Edi Rama, ditën që mbrojti nga arrestimi Lubi Ballukun, kreu një akt të barabartë sikur të kishte dalë lakuriq në atë ballkon.

Po, po, edhe ju o të nderuar policë, njëlloj sikur të kishte dalë lakuriq aty që ta shihte çdo shqiptar dhe çdo qytetar në Europë se ky është një hajdut që nuk ka ligj as moral.

Atë ditë, ai tregoi veten se cili është, faktoi ato që ju i keni thënë këtu çdo të hënë.

Atë ditë, ai mendoi se vendosi një mur mburojë për vjedhjet e tij.

Por atë ditë ai harroi se ftoi një popull të tërë të ngrihet edhe më fuqishëm për t’i dhënë atë që meriton”, deklaroi më tej Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme