Dy opera në një natë, “Cavalleria Rusticana” dhe “Gianni Schicchi në një skenë të vetme në TKOB

Kulturë | 7 muaj më parë

Një mbrëmje e pazakontë artistike vjen për publikun në skenën e Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ku dy kryevepra të repertorit botëror bashkohen në një përjetim të vetëm. “Cavalleria Rusticana” dhe “Gianni Schicchi” sjellin në të njëjtën skenë dy botë krejt të kundërta emocionale.

Opera e Pietro Mascagni-t, një dramë e fortë veriste, rrëfen historinë e Santuzzës dhe Turiddu-t, të mbërthyer nga pasioni dhe xhelozia, që çojnë drejt një fundi tragjik. Në kontrast të plotë, opera komike e Giacomo Puccini-t, “Gianni Schicchi”, vjen si një lojë e zgjuar ironie dhe satire. Nën drejtimin e dirigjentit Sergio Alapont dhe me pjesëmarrjen e Orkestrës dhe Korit të TKOBAP-së, kjo dyshe operistike krijon një udhëtim të veçantë artistik, ku tragjedia dhe komedia ndërthuren në mënyrë harmonike.

Shfaqjet do të ngjiten në skenë më 3, 4, 6 dhe 7 prill, ora 20:00, duke i dhënë publikut mundësinë të përjetojë një natë të dyfishtë emocionesh aty ku loti dhe e qeshura takohen në të njëjtën skenë.

 /rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme