“Punët e Shqipërisë”, kryeministri Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

Politikë | 7 muaj më parë

Kryeministri dhe kreu i Edi Rama, Edi Rama, mbledh këtë të martë (7 prill) grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku pritet të japë udhëzime jo vetëm për çështjet parlamentare, por edhe për angazhimin e deputetëve në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”.

Përveç linjëzimit të ligjeve me direktivat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Kuvendi po punon edhe për dy reforma të rëndësishme, sikurse është ajo e reformës zgjedhore dhe reforma territoriale.

Gazetarja Denada Shkodrani, raporton se tashmë kryeministri Rama nis gjithashtu turin në rrethe, ku do të diskutojë me grupet e interesit për problemet që kërkojnë zgjidhje konkrete.

Në mbledhjen e grupit parlamentar nuk mungojnë deputetët e njohur të PS-së. Mes tyre është edhe Erion Braçe, i cili më parë ka shprehur ambicien për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës. Gjithashtu, në mbledhje është e pranishme edhe Elisa Spiropali.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme