Philipp Lahm kritikon Bundesligën: Gjermania rrezikon të mbetet prapa, si Italia

Futboll Bota | 7 muaj më parë

Sipas Philipp Lahm, kampion bote në Brazil 2014 dhe një nga lojtarët më të mirë të Bajernit e Gjermanisë në periudhën e fundit, futbolli gjerman duhet të ketë shumë kujdes për të mos humbur kontaktin me elitën ndërkombëtare.

“Italia ka mbetur prapa. Nëse Gjermania vazhdon në këtë rrugë, na pret edhe ne i njëjti fat”, – ka shkruar 42-vjeçari në rubrikën e vet tek e përditshmja angleze “The Guardian”. Lahm i referohet paraqitjes së dobët të klubeve gjermane dhe italiane në Champions League.

Ish-futbollistin e bezdis rikthimi i mbulimit klasik një për një, që e ka vënë re me frekuencë gjithmonë e më të lartë në Bundesligë. Ai pohon se Atalanta e ka risjellë këtë taktikë, duke fituar Europa League në 2024-ën.

“Më çudit fakti që kaq shumë mbrojtës e ndjekin kundërshtarin e tyre deri në banjë. E bën madje edhe Bajern Mynih”, – ka shkruar ish-mbrojtësi i krahut të djathtë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme