Aksident në Fier/ Shoferi tenton të largohet dhe përplaset me automjetin e parkuar, plagoset 40-vjeçari
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme (më 8 prill), në unazën lindore të Fierit, ku një drejtues mjeti ka humbur kontrollin gjatë përpjekjes për t’u larguar nga policia.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe, gjatë tentativës për t’u larguar, është përplasur me një automjet të parkuar në anë të rrugës.
Drejtuesi i mjetit, i identifikuar si Besmir Mustaj, 40 vjeç, ka mbetur i dëmtuar si pasojë e përplasjes dhe është transportuar me urgjencë në Spitali Rajonal Fier. Burime bëjnë me dije se ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, forcat zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit.
Ndërkohë, bëhet me dije se drejtuesi i automjetit do të shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




