Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkët

Botë | 7 muaj më parë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim të përkohshëm me Ukrainën me rastin e Pashkëve.

Armpushimi do të hyjë në fuqi nga ora 16:00 e datës 11 prill dhe do të zgjasë deri në fund të 12 prillit.

Gjatë kësaj periudhe, pritet që armiqësitë të pezullohen në të gjitha frontet.

Moska ka deklaruar se pret që edhe Ukraina të veprojë në të njëjtën mënyrë, duke respektuar armëpushimin e shpallur për këtë festë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme