Samiti i Diasporës, Arbër Gashi: Diaspora shqiptare duhet të kalojë nga fjalët në veprime konkrete

Në Samitin e Diasporës, gjatë panelit “Diaspora mbarëshqiptare: A po bëjmë çfarë duhet bashkarisht?”, deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Arbër Gashi, theksoi se është koha që angazhimi i diasporës të mos mbetet vetëm në deklarata, por të shndërrohet në veprime të prekshme.
Ai vuri në dukje se për herë të parë shqiptarët në Suedi kanë mundësinë të ndikojnë drejtpërdrejt në politikën e vendit, duke sjellë rezultate konkrete për forcimin e marrëdhënieve mes Suedisë, Shqipërisë dhe Kosovës.
Në fjalën e tij, Gashi apeloi që diaspora shqiptare të marrë pjesë aktive në jetën politike të vendeve ku jeton, duke u bërë pjesë e partive dhe administratës lokale.
“Është e rëndësishme që shqiptarët të angazhohen më shumë në politikën e vendeve ku jetojnë dhe të jenë ambasadorë të kulturës dhe interesave të shqiptarëve. Në Suedi, për fat të mirë, nuk jam vetëm. Ne kemi dy deputetë shqiptarë në parlamentin suedez, dhe gjithashtu shqiptarët janë të përfaqësuar në nivele të larta në politikën lokale dhe komunale,” u shpreh Gashi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




