Në kërkim prej 3 vitesh për plagosje, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 22-vjeçar, i shpallur në kërkim prej 3 vitesh për plagosje të rëndë me dashje. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetje Operacionale dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kapën në Shëngjin, shtetasin e akuzuar, G. M., 22 vjeç, banues në fshatin Ishull Shëngjin.
22-vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Lezhës, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore dyshohet se në muajin gusht, 2023, në fshatin Gjadër, i ndaluari ka bashkëpunuar me vëllain e tij, shtetasin E. M. (të arrestuar në muajin nëntor, 2023), për plagosjen e rëndë, me armë zjarri, të shtetasit D. Gj..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



