Kundërshtuan patrullën, Policia sqaron incidentin e ndodhur me avokatin në kryeqytet

Një ngjarje është regjistruar mbrëmjen e sotme në në Rrugën e Kavajës, në Tiranë.
Rreth orës 20:00, një patrullë e Policisë së Komisariatit Nr. 2, e angazhuar në kontrollin e automjeteve të parkuara gabimisht në korsinë e dedikuar, u përfshi në një situatë që solli reagimin zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Sipas njoftimit zyrtar, patrulla e Komisariatit të Policisë Nr. 2 ishte duke kryer detyrën për të marrë masa ndaj automjeteve të parkuara në korsinë e dedikuar, kur një taksi u ndal pas mjetit të Policisë.
“Punonjësit e Policisë i janë afruar dhe i kanë kërkuar drejtuesit të automjetit të vijojë lëvizjen, por nga mjeti taksi, që drejtohej nga shtetasi A. B., 26 vjeç, doli shtetasi A. G., 56 vjeç (avokat), i cili ka filluar të ofendojë dhe, së bashku me drejtuesin e automjetit, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë që ishin duke kryer detyrën, për të vijuar lëvizjen.”- thuhet në njoftim
Punonjësit e rendit i kërkuan drejtuesit të taksisë të vijonte lëvizjen, por nga automjeti doli qytetari Altin Gonxhe, 56 vjeç, me profesion avokat, i cili sipas Policisë filloi të ofendonte dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të rendit.
Në këto kushte, Gonxhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit Nr. 2, ku sipas njoftimit vijoi të kundërshtonte punonjësit e Policisë.
Në përfundim të veprimeve procedurale, ai u procedua penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë thekson se është e angazhuar maksimalisht për të respektuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve, si dhe për të përmbushur detyrën që i ngarkon ligji.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




