Alarm në Japoni/ Tërmeti arrin 7.7 ballë, qindra familje pa energji elektrike, pezullohen trenat me shpejtësi të lartë

Botë | 7 muaj më parë

Autoritetet japoneze kanë rishikuar të dhënat për tërmetin e fortë që goditi vendin, duke e korrigjuar magnitudën e tij në 7.7 ballë, nga 7.5 që ishte raportuar fillimisht. Gjithashtu, është përditësuar edhe thellësia e lëkundjeve, nga 10 kilometra në 19 kilometra.

Gjatë një deklarate për mediat, sekretari i kabinetit, Minoru Kihara, u bëri thirrje banorëve që të qëndrojnë në zona të sigurta dhe në brendësi të vendit deri në heqjen e plotë të paralajmërimeve për cunami.

Sipas autoriteteve, rreth 100 familje kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e tërmetit, ndërsa janë raportuar edhe ndërprerje në transportin hekurudhor. Disa linja të trenave me shpejtësi të lartë janë pezulluar përkohësisht, duke përfshirë Tohoku Shinkansen, Yamagata Shinkansen dhe Akita Shinkansen.

Ndërkohë, disa linja që lidhin edhe kryeqytetin Tokio janë prekur nga situata, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin dhe vlerësimin e dëmeve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme