Armëpushimi SHBA-Iran, ende i paqartë fati i bisedimeve

Botë | 6 muaj më parë

Në një kohë që Shtëpia e Bardhë u shpreh se një delegacion i drejtuar nga zëvendëspresidenti JD Vance do të udhëtojë drejt atij vendi, por koha është ende e paqartë, transmetuesi shtetëror i Republikës Islamike raportoi se deri tani asnjë delegacion nga Irani nuk ka udhëtuar drejt Islamabadit dhe hodhi poshtë zërat për nisjen e një delegacioni të tillë. 

Kryenegociatori Iranian, kreu i parlamentit të atij vendi Mohammad Bagher Ghalibaf shkroi në rrjetin social x se vendi i tij po përgatitej të tregonte letra të reja në fushëbetejë dhe se nuk do të pranonte negociata nën hijen e kërcënimeve, duke iu referuar kështu deklaratave të presidentit, Donald Trump, i cili në mënyrë të përsëritur ka kërcënuar  se do të shkatërrojë  infrastrukturës iraniane nëse mes dy vendeve nuk arrihet marrëveshje. 

Ndërsa armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit skadon të mërkurën, presidenti Donald Trump u shpreh se ka pak gjasë që ai të shtyhet, ndërsa hodhi poshtë raportimet se është nën presion për arritjen e një marrëveshjeje me Teheranin. Në një postim në rrjetin e tij social truth social Trump këmbënguli se është ai që ka epërsinë në negociatat me republikën islamike.

“Marrëveshja që po përgatisim me Iranin do të jetë shumë më e mirë se plani i përbashkët i veprimit i vitit 2015”, theksoi ai duke iu referuar marrëveshjes së arritur nga ish presidenti Obama në 2015-ën e cila kufizoi aktivitetet bërthamore të Teheranit në këmbim të heqjes së sanskioneve nga OKB, SHBA dhe BE, dhe nga i cili SHBA u tërhoq në 2018ënm çka u pasua me rinisjen e pasurimit të uraniumit nga Irani.  

Por agjencia e lajmeve e gardës revolucionare të Iranit u shpreh në një deklaratë se Trump po gënjente dhe ishte i dëshpëruar për një armëpushim. Forcat tona të armatosura nuk do të lejojnë presidentin gënjeshtar dhe të shkëputur nga realiteti të SHBA-së të krijojë narrative të rreme për situatën në terren. Garda I ka çuar Izraelin dhe SHBA-në në dëshpërim dhe lodhje, duke I detyruar të kërkojnë në mënyrë të dëshpëruar një armëpushim, shkruhet në deklaratë. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme