Rikthimi i “Festivali i Pranverës” në RTSH, publikohen këngët dhe artistët konkurrues

Kulturë | 6 muaj më parë

Tradita muzikore shqiptare po rinis një tjetër kapitull të rëndësishëm. Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) ka njoftuar zyrtarisht rikthimin në ekran të një prej eventeve më të dashura historike të muzikës së lehtë: Festivalit të Pranverës. Ky organizim rikthehet si një platformë e fuqishme për promovimin e artistëve shqiptarë, duke premtuar të sjellë energji të reja dhe të bëhet sërish pjesë e çdo familjeje.

Një stinë e artë për muzikën shqiptare

Nën kujdesin e Drejtoreshës së Përgjithshme të RTSH-së, znj. Eni Vasili, ky festival aq i kërkuar nga publiku synon të ringjallë shkëlqimin e dikurshëm, duke iu përgjigjur kërkesës së vazhdueshme për muzikë cilësore dhe prodhime që i japin një dimension tjetër artit në vend.

Një nga vlerat më të mëdha të këtij edicioni do të jetë padyshim interpretimi live. Të 20 artistët konkurrues do të ngjiten në skenë të shoqëruar nga Orkestra e RTSH-së, e cila konsiderohet si një nga gurët e çmuar të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. Provat zyrtare me bendin dhe orkestrën pritet të nisin që në javën e dytë të muajit maj.

Një nga ngjarjet më nostalgjike të muzikës shqiptare rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit më 6 dhe 7 qershor, i shoqëruar nga tingujt e Orkestrës së RTSH-së.

Më poshtë lista e këngëtarëve konkurrues të Festivalit të Pranverës

  1. Akullthyesit
  2. Alban Çuku
  3. Alegra Jaho
  4. Algert Sala
  5. Arsi Bako
  6. Drina Sheu
  7. Enxhi Kumrija
  8. Erand Sojli
  9. Flavia Zere
  10. Frederik Ndoci dhe Anjeza Marku
  11. Frensi Revania
  12. Herva Novaku
  13. Jet
  14. Kejsi Jazxhi
  15. Martina Serreqi
  16. Niki Zaimi
  17. Peter Pan Quartet
  18. Vesa Kelmendi
  19. Voltan Prodani
  20. Xhon Jesku

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme