Armëpushimi dhe negociatat-Irani: Përpjekje intensive diplomatike për të stabilizuar situatën

Botë | 6 muaj më parë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi, ka zhvilluar një seri telefonatash intensive diplomatike.

Përveç bisedave me aktorë rajonalë, Araghchi foli sot me Jean-Noël Barrot, Ministrin e Jashtëm të Francës, për “zhvillimet e lidhura me armëpushimin”.

 Sipas llogarisë Telegram të Ministrisë së Jashtme të Iranit, ai theksoi “rëndësinë” e rolit “konstruktiv” të vendeve evropiane në këtë proces.

Ministri francez Barrot shprehu mbështetjen për diplomacinë dhe dialogun për të ulur tensionet, duke shprehur shpresën për paqe përmes negociatave.

Sipas Teheranit, vendet evropiane po ndiejnë presionin nga situata në Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalon një e pesta e dërgesave globale të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm.

Irani ka mbyllur kalimin për anijet e palëve të përfshira në agresionin ushtarak kundër tij, duke shkaktuar shqetësime ekonomike dhe të sigurisë në rajon.

Biseda vjen në kuadër të përpjekjeve për të stabilizuar situatën pas përshkallëzimit ushtarak midis Iranit, SHBA-së dhe Izraelit, ku Araghchi ka ritheksuar nevojën për ndërhyrje serioze ndërkombëtare, përfshirë nga Europa, për të ndalur luftën dhe për të rivendosur stabilitetin.

Franca ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj sulmeve mbi objektivat civile dhe ka nxitur zgjidhje politike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme